Vlorë, sekuestrohen 215 kg kanabis sativa

Aksion anti-drogë në Vlorë, kapen 215 kg kanabis sativa. Gjithçka nisi kur policia konstatoi një automjet të dyshimtë, në Lagjen “24 Maji”. Blutë u vunë në ndjekje të tij për shkak se drejtuesi nuk iu bind urdhërit për të ndaluar dhe para se të largohej me shpejtësi, braktisi makinën përballë shkollës “Jani Minga”. Lënda narkotike e ndarë në 53 pako u gjet brenda një furgoni tip “Fiat”. Po punohet për kapjen e autorëve të përfshirë në trafik droge.