Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri nis me Vetting-un e gjyqtarëve e të prokurorëve në fillim të vitit të ardhshëm. Kjo u theksua sot nga ambasadori amerikan Donald Lu duke folur në ditën e tretë dhe të fundit të simpoziumit anti-korrupsion. Ambasadori Lu citoi ish-kryeministrin Berisha kur foli për rolin e rëndësishëm të opinionit të Venecias sa i përket reformimit të Drejtësisë. Nga i njëjti takim, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani pranoi se Shqipëria ka probleme të mëdha me korrupsionin, por kemi potenciale që ky fenomen të luftohet me mënyrat më efektive të mundshme.