Kandidatja per Deputete e LSI-së per Qarkun e Fierit, Kejdi Mehmetaj, takim me tregtarët ambulantë në Bishan

Sot biseduam me tregtarët ambulantë në Bishan. Edhe pse kishte vajtur ora që ata të largoheshin, tezgat e tyre vazhdonin të ishin plot. Konsumi ka rënë e çmimet janë rritur. Me këdo që folëm na thanë se xhiroja e ditës nuk u del as për të shlyer mallin që blejnë, e jo më për të mbajtur familjet.

Së bashku me kandidatët e LSI për qarkun Fier, u prezantuam tregtarëve programin e #LSI për bizneset dhe bujqësinë dhe u garantuam se përveçse do tu krijojmë atyre mundësinë për të punuar në një klimë të favorshme për tregtarët, do ndërtojmë edhe tregje me kushtet e nevojshme infrastrukturore dhe të sigurisë ushqimore që të shesin produktet e tyre.