Rama zbulon projektin e ri nga Spitali Rajonal Memorial: Në Fier do sjellim filialin e një universiteti mjekësie të Turqisë

Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në Spitalin Memorial Rajonal të Fierit ka zbuluar se qeveria po mendon që në zonën e fierit të sjellë një filial të një universiteti mjekësie të turqisë.

Ai tha se kjo është një detyrë që ia ka dhënë Gramoz ruçi dhe do të jetë detyra e tij e parë në mandatin e tretë.

“Shoku Gramoz na ka dhënë një detyrë tjetër. Duhet të fillojmë përpjekjet për të sjellë në këtë zonë një filial turk të një universiteti ekselence mjekësie. Të jetë universitet që student vjen këtu dhe ka të gjitha mjetet e nevojshme dhe të marrë diplomën e atij universiteti. Kjo është detyra ime në fillim të mandatit të tretë”, tha Rama.