Fier – Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije
se javën që vjen, do të vijnë vaksina të tjera Pfizer dhe Sinovac në
Shqipëri dhe do të nisë vaksinimi edhe për të moshuarit mbi 65 vjeç dhe
të sëmurët kronikë.
Këtë deklaratë Manastirliu e bëri në Fier ku së bashku me
kryeministrin Rama po inspektonin vaksinimin, teksa duket se Shqipëria
edhe javën që vjen do të marrë ngarkesa të tjera vaksinash.
Manastirliu ka lënë të hapur mundësinë që mund të nisë vaksinimi edhe për moshat +60.
‘’Gjithë fshatrat e zonat e thella. Kemi bërë distribucion 100%. Edhe
me Pfizer, dhe Sputnik. Presim java që vjen të kemi sërish vaksina të
Pfizer, dhe gjithashtu edhe serinë e ardhshme të Sinovac. Hapim faqen
+65, ndoshta dhe +60 me të sëmurët kronikë.’’- tha Manastirliu.