Shqipëria, ndër pesë vendet e fundit me vaksinimin më të ulët në Europë

Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta në të gjithë Europën, teksa me afrimin e verës, vendet po përpiqen që të çlirojnë sa më shumë ekonominë e tyre.

Shqipëria, ndër pesë të fundit, me vaksinimin më të ulët të popullsisë në Europë

Pavarësisht shtimit të ritmit të vaksinimit gjatë dy javëve të fundit, Shqipëria renditet ndër vendet me përqindje më të ulët të popullsisë në Europë që e ka marrë të paktën një dozë dhe shumë poshtë mesatares europiane prej 18.5%. Deri në 6 prill ishin dhënë vaksina për 7.7% të popullsisë.

Shqipëria ia kalon vetëm Bullgarisë (7.5%), malit të Zi (5.5), Maqedonisë së Veriut (0.6%).

Vendi që ka ecur më pak me vaksinimin në Europë është Kosova, që ka bërë doza vetëm për 0.13% të popullsisë.