Kryeministri Edi Rama ka vizituar mëngjesin e sotëm qendrën e vaksinimit të ngritur në gjimnazin “Hasan Tahsini” në Sarandë. Teksa ai ka hyrë në ambientet e vaksinimit, një qytetare nuk i ka kursyer lavdet dhe elozhet për kryeministrin, i cili indiferent i ka pyetur sip o shkon vaksinimi dhe i ka kërkuar të mos çohen në këmbë për të.
Pjesë nga biseda:
Qytetarja: Si jeni djali i nënës tënde? O djal, o flori, o yll! Aty ku të shkel këmba të bëhet flori!
Edi Rama: Mirë? Si po shkon? Ulu, ulu aty…
Qytetari: Kemi respekt të paçim sa malet. Me ty Shqipëria fiton se je njeriu i punës.
Rama: Hajde me shëndet!