ryetarja e LSI, Monika Kryemadhi feston ditën e sotme 47-vjetorin e lindjes.
Ajo ka lindur më 9 prill 1974 në Tiranë dhe është një nga polikanet më aktive të tranzicionit në vend.
Angazhimi i saj politik ka filluar që në vitin 1991, ku ajo ishte një nga themeluesit e FRESSH.
Në janar të vitit 1992 u zgjodh anëtare e Kryesisë dhe në maj të po atij viti, ajo u zgjodh Sekretare e Përgjithshme e FRESSH-it ne Kongresin e I dhe II. Ajo mbajti funksionin Presidente e FRESSH deri në prill të vitit 2002. Nga viti 1995 deri 2000 ajo u zgjodh nënkryetare e Socialist International Youth IUSY.
Monika ishte anëtare e Partisë Socialiste nga dhjetori 1991 deri në shtator të vitit 2004. Gjatë kësaj kohe ajo ishte gjithashtu anëtare e Kuvendit të Shqipërisë nga viti 2001 deri 2005, si edhe u zgjodh dy herë për Këshillin Bashkiak të Tiranës për të cilin ajo është zgjedhur Sekretare e Delegacionit të Qeverisë Lokale në Këshillin e Evropës.
Në shtator të vitit 2004, ajo ishte një nga themeluesit e Partisë Socialiste për Integrim
Gjatë periudhës 2005-2013 ka mbajtur pozicionin e Sekretares Organizative në Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Më 5 korrik 2017, Kryemadhi u zgjodh kryetarja e re e Lëvizjes Socialiste për Integrim, parti që e drejton edhe sot.
Në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit ajo kryeson listat e LSI në Tiranë, Fier dhe Elbasan.