Tahiri: Nuk ka kthim pas sa i përket Vetting-ut në sistemin e Drejtësisë

 Për Saimir Tahirin nuk ka kthim pas sa i përket Vetting-ut në sistemin e Drejtësisë. Ministri i Punëve të Brendshme shpreh besimin se reforma do të bëhet pavarësisht oponencës të atyre që e kundërshtojnë. Sipas Tahirit, ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve e të prokurorëve është hap që nuk ka kthim pas, edhe pse ka “rezistencë nga fronti i së keqes”. Këto deklarata, Ministri i bëri sot gjatë aksionit të IKMT-së për lirimin e hapësirave publike të Universitetit Bujqësor të Tiranës.