Miratohet pjesërisht kërkesa e presidencës, i shtohen 10 milion lekë Buxhetit të 2017-ës

Me votat e maxhorancës, Komisioni i Ligjeve miratoi pjesërisht kërkesën e Presidencës duke i shtuar me 10 milion lekë Buxhetin ndonëse kërkoi 20 milion. Ky institucion ishte ankuar për trajtimin financiar nga Qeveria dhe paralajmëroi se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tij do ta ankimonte në Gjykatën Kushtetuese Buxhetin e 2017-ës.  LSI-ja përkrahu kryetarin e shtetit në përballjen me Ekzekutivin, duke i cilësuar “qesharake” shifrat e përcaktuara. Tashmë, mbetet të shihet qëndrimi i Presidencës për rritjen e Buxhetit të saj me vetëm gjysmën e shifrës së kërkuar.