Floriana Garo mesazh për gratë shqiptare: Do jemi luaneshat që sjellim ndryshimin në Shqipëri

Zëdhënësja e PD-së Floriana Garo, me anë të një deklarate për mediat, iu ka dërguar një mesazh të rëndësishëm grave shqiptare.

Garo thekson se qeveria aktuale po shkatërron jetën e grave dhe të shqiptarëve, duke shtuar se më 25 prill, gratë do jenë luaneshat, që me votë, do sjellin ndryshimin e shumëdëshiriuar në Shqipëri.

DEKLARATË E ZËDHËNËSES SË FUSHATËS SË PD, FLORIANA GARO:

Dua t’ju jap nje mesazh nga zemra, ju gra shqiptare!

Ne jemi gratë e këtij vendi dhe nuk arrijmë të shohim sesi kjo qeveri shkatërron jetët tona vit pas viti për 8 vite rresht. Dhe ne rrimë duarkryq.

Ne shohim pagat minimale kaq te ulëta, taksat e larta, dhe qindra mijëra të papunë. Shohim familjet tona që nuk arrijnë ta jetojnë jetën me dinjitet.

Shohim fëmijët tanë, që ikin nga Shqipëria për një të ardhme më të mirë në vende të huaja. Shohim errësirën që po mbulon tokën tonë të dashur, të ardhmen tonë.

Ne nuk mundemi të rrime larg këtij realiteti dhe të shohim Shqipërinë pa rrugëdalje dhe pa të ardhme. Ne nuk duhet të rrimë larg. Ne do tëë jemi forca e gruas, luaneshat që shtyjnë dhe udhëheqin ndryshimin për të cilin Shqipëria ka kaq shumë nevojë.

Është momenti ynë të bashkohemi e të kthehemi në një forcë të madhe e motivuese dhe të kthejmë shpresën tek familjet tona, femijët tanë, tek njerëzit tanë të dashur. Tek Shqipëria jonë e shtrenjtë.

Më 25 Prill, gratë shqiptare do të sjellin ndryshimin duke votuar për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën për të sjellë shpresën në jetët tona.