Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në rrjetin social “Facebook” për nivelin e lartë papunësisë tek të rinjtë. Meta shprehet i shqetësuar në lidhje me shifrat e larta të të rinjve që nuk janë as në shkollë dhe as në punë.
Presidenti e përcakton këtë si një mbyllje të prespektivës të të rinjve që sjell vetëm shpopullim dhe e konsideron si një dramë të madhe të familjeve shqiptare. Në fund të shkrimit të tij, Meta e cilëson 25 Prillin si referendum për celjen e prespektivës të të rinjve dhe të ardhmes së vendit.