Në nxitim për t’i shpëtuar masave anti-Covid, qytetarë kosovarë dynden drejt Shqipërisë për fundjavë

Qytetarët e Kosovës kanë vendosur që të nisen drejt Shqipërisë për të shijuar më tepër fundjavën. Në pikën kufitare të Morinës sic shihet edhe nga pamjet janë krijuar kolona të gjata automjetesh.

Ndërkohë Kosova menjëherë pas ardhjes së qeverisë Kurti, u shpallën masat e reja anti-Covid. Në përpjekje për ti shpëtuar masave më të rrepta, prej mbrëmjes së të enjtes deri më tani në Shqiperi kanë hyrë mbi pesë mijë qytetarë nga Kosova.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, tha për mediat se që nga dita e mërkurë kanë kaluar kufirin 1,475 qytetarë, më 8 prill kanë kaluar kufirin 1,845 qytetarë dhe më 9 prill nga ora 00:00 deri në orën 11:00 kanë kaluar kufirin 5,498 qytetarë

“Po ua përcjellë të dhënat, numrin e personave që kanë kaluar kufirin, më 7,8 dhe 9 prill nga ora 00:00 deri në ora 11:00. Datë 07.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1475 persona, datë 08.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1845 persona, datë 09.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 5498 persona”, shprehet Krasniqi.