Ambasada ruse jep lajmin e mirë për shtetasit e saj dhe për turizmin shqiptar: Nga 1 prilli udhëtim pa viza në Shqipëri

Ambasada Ruse ka njoftuar përmes një postimi në facebook se shtetasit rus do të mund të udhëtojnë drejt shtetit shqiptar pa pasur nevojë të pajisen me viza.

Ky vendim është marrë për të lehtësuar sezonin turistik pas krizës në ekonomi që ka kaluar çdo shtet në sekstorin e turizmit që nga fillimi i pandemisë.

Ambasada Ruse në Shqipëri ka bërë me dije se shtetasit rus mund të udhetojnë drejt vendit tonë dhe të qëndrojnë 90 ditë nga data 1 prill e deri në datën 31 dhjetor 2021, dukle respektuar afatin prej 6 muajsh të diferencës së udhëtimeve nga njëri-tjetri.

Postimi i plotë

“Hiqen vizat për turistët rusë. Është miratuar Vendimi i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë Nr. 214, dt. 25 Mars 2021, për heqjen e vizave për shtetasit e disa vendeve, përfshirë këtu edhe Rusinë, për periudhën 1 prill – 31 dhjetor 2021.

Afati i lejuar i qëndrimit në vend është 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore, duke filluar nga data e hyrjes”